Florian Marku kampion bote, mund Prodanin
Boksieri shqiptar, Florian Marku ka triumfuar ndaj kundërshtarit të tij ukrainas, Maxim Prodan, në një duel që shkoi deri në 10 raunde.
Boksieri shqiptar ka triumfuar me pikë ndaj ukrainasit Maksim Prodan, pas plot 10 raundesh dhe ka mbajtur fjalën, duke i rrëmbyer kundërshtarit edhe titullin e kampionit të botës në IBF.
Të dy boksierët u përplasën ashpër dy ditë më parë në momentin e peshimit dhe të ceremonisë së fotos zyrtare, por vetëm ndërhyrja e “body-guard”-ëve shmangu nisjen e ndeshjes para kohe.
Megjithatë në ring Florian Marku tregoi superioritet ndaj kundërshtarit dhe ia doli të fitojë titullin kampion bote, e njëkohësisht të konfirmohet si i pamposhtur në boksin profesionist, ku në 10 ndeshje ka fituar 9 dhe ka barazuar një tjetër.
AND THE NEW 🔝
Florian Marku wins the IBF International Welterweight Title 🇦🇱 pic.twitter.com/tCM2w4Qg8x
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) September 25, 2021







