Florin Citu emërohet kryeministër i Rumanisë

Presidenti rumun Klaus Iohannis caktoi sot ekonomistin liberal, Florin Citu, si kryeministër, një ditë pas marrëveshjes së nënshkruar nga tri partitë proeuropiane për të formuar një qeveri pas zgjedhjeve legjislative të 6 dhjetorit.

“Koalicion i tri partive të qendrës së djathtë, që mban shumicën në parlament, propozoi Citu si kandidat për kryeministër”, tha ai në një fjalim televiziv.

“Kështu që unë vendosa ta caktoj Citu në këtë post”, shtoi presidenti.

I diplomuar në ekonomi nga Universiteti i Iowa-s, SHBA, Citu ka punuar në sektorin bankar përpara se të zgjidhej senator liberal në 2016 dhe të emërohej ministër i Financave në qeverinë në ikje në nëntor 2019.

LEXO EDHE:

Back to top button