FMN: Rimëkëmbje e pjesshme dhe e pabarabartë në vitin 2021

Recesioni botëror do të jetë këtë vit më pak i ulët sa ishte parashikuar, deklaroi drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Kristalina Georgieva, duke nënvizuar se rruga drejt rimëkëmbjes ekonomike do të jetë e ngadaltë, e vështirë dhe e pabarabartë. 

“Tani vlerësojmë se zhvillimi i tremujorëve të dytë dhe të tretë ishte disi më i mirë se sa pritej, gjë që mundësoi një rishikim të lehtë lart në rritje të parashikimeve tona globale për vitin 2020”, theksoi ajo në fjalimin e saj.

Por ajo nënvizoi se Fondi Monetar Ndërkombëtar vazhdon të parashikojë një rimëkëmbje “të pjesshme” dhe “të pabarabartë” në 2021.

“Të gjitha vendet tani po përballen me atë që unë do ta quaja një rrugë të gjatë, një rrugë të vështirë që do të jetë e gjatë, e pabarabartë dhe e pasigurtë. Dhe e prirur për pengesa”, shtoi ajo.

LEXO EDHE:

Back to top button