FNA denoncon: Parregullsi në punën e UT-së, shkelje ligjore e statutare
FNA denoncon: Parregullsi në punën e UT-së, shkelje ligjore e statutare

Forumi për Ndryshime në Arsim (FNA) ka denoncuar shkeljet në Universitetin e Tetovës. Sipas këtij Forumi ndër vite në UT ka pasur shkelje ligjore, statutare e akademike. Sipas Blendi Hodait nuk janë tragjike shkeljet aq sa është tragjike mbrojtja dhe shpërblimi i vazhdueshëm i shkelësve. Ndërkohë nga Universiteti i Tetovës thonë se për rastin e Merita Mustafait, është në rrjedhë procedura për ndërprerjen e marrëdhënies së punës në UT, ndërsa i është anuluar edhe thirrja shkencore.
“Merita Mustafai, asistente në fakultetin e shkencave aplikative e që është e njohur në publik për poste në pushtet, në UT është avancuar kundërligjshëm me thirrjen asistent, edhe pse notën mesatare në ciklin e parë të studimeve e ka 7.7, që bie ndesh me Ligjin për Arsimin e lartë. Ish rektori, tani kryetar i Senatit Vullnet Ameti, para përfundimit të mandatit të dytë si rektor në vitin 2021, nuk i ka filluar procedurat për zgjedhje të rektorit të ri, duke krijuar një kaos dhe duke lënë universitetin pa rektor për pesë muaj e nëntë ditë në kundërshtim me Ligjin për arsimin e lartë, edhe pse Ligji kërkon që jo më shumë se gjashtë muaj, UT më shumë se një vit, pra nga viti 2021 deri në vitin 2022, ka qenë me UD rektor. As reshat Qaiili, as Kushtrim Ameti e as Vullnet Ameti, duke vepruar në kundërshtim me Ligjinj nuk hapën konkurs në afat prej 30 ditësh. Që skandali të thellohet edhe më shumë, kushtrim Ameti në detyrën UD Rektor është zgjedhur pa i plotësuar kushtet akademike, pra me thirrje akademike profesor inordinar, që bie ndesh me Ligjin për arsimin e lartë. Për afër 11 muaj Senati po ashtu ka funksionuar pa anëtarë të Senatit me mandat të verifikuar”, deklaroi Blendi Hodai, Forumi për Ndryshime në Arsim. /Alsat.mk