Foda e nis konferencën në shqip, zbulon pse nuk e ftoi Krasniqin

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franko Foda u shfaq nw konferencën për media para ndeshjeve të këtij muaji kundër Armenisë dhe Hungarisë. Trajneri i Kosovës, Franko Foda e nisi konferencën në gjuhën shqipe me “Mirëdita”, ndërsa vazhdoi të tregonte se ka filluar të bëhet grumbullimi i lojtarëve.

Trajneri gjerman theksoi se sot ka të gatshëm 17 lojtarë, kurse pret që nesër të kompletohet kontingjenti prej 24 futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e këtij muaji.

Po ashtu, Foda zbuloi se pse mungon sulmuesi i Rapid Bukureshtit, Ermal Krasniqi në grumbullimin e tij. Ai tha se gjatë këtyre muajve ka udhëtuar vazhdimisht për të shikuar ndeshjet e lojtarëve të Kosovës, dhe lojtarët e ftuar e kanë bindur se e meritojnë të jenë pjesë e grumbullimit, prandaj edhe janë të ftuar. “Dardanët”, përballen me Armeninë më 22 mars, ndërsa katër ditë më vonë do të luajnë kundër Hungarisë./Kosovapress/

LEXO EDHE:

Back to top button