Foden kërkon kontratën e re, për tu bërë më i paguari te Man. Siti

Fill Foden është duke kaluar sezonin më të mirë të karrierës së tij, por dëshiron që ato paraqitje në fushë të shpërblehen. Anësori sulmues i Man. Sitit ka luajtur 41 ndeshje deri më tani këtë sezon, duke shënuar 18 gola dhe 10 asiste.

Një paraqitje dhe rendiment i shkëlqyer për talentin e rritur në akademinë e “qytetarëve”, që synon të qëndrojë, por në kushte të caktuara. Sipas asaj që raportoi “Football Insider”, Foden synon të zgjasë kontratën me Sitin për aq kohë sa ai të përputhet me lojtarët më të paguar në ekip dhe në të gjithë Premier Ligë.

Në vitin 2022 ai rinovoi deri në vitin 2027, duke fituar 200,000 stërlina në javë. Tani, 24-vjeçari dëshiron ta zgjasë më tej kontratën, duke marrë një rrogë edhe më të lartë.

Nga ana tjetër, edhe në radhët e klubit kampion ekziston dëshira për të nisur një negociatë dhe për ta mbyllur sa më shpejt me tym të bardhë.

LEXO EDHE:

Back to top button