Fofana nuk rreziston ofertës së majme nga klubi saudit

Seko Fofana ka arritur marrëveshje me Al-Nassr për kushtet personale të kontratës. Ndërkohë, për të ndodhur realizimi i transferimit, klubi saudit duhet të arrijë marrëveshje me RC Lens.

Bëhet e ditur se drejtori sportiv i Al Nassr do të udhëtojë drejt Francës për të negociuar me klubin nga Ligue 1 për çmimin e futbollistit. Në bazë të njoftimeve, Lens kërkon së paku 40 milionë euro për shitjen e mesfushorit nga Bregu i Fildishtë.

Fofana është kërkuar edhe nga klubet evropiane, mirëpo nuk ka mundur t’i rezistojë ofertës së majme nga klubet saudite.

LEXO EDHE:

Back to top button