Fonseka beson te Abraham, deri te rikuperimi i Morata-s

Të gjithë sytë e klubit kuqezi janë drejtuar kah Alvaro Morata, duke punuar për të qenë në maksimum ndaj Interit dhe Liverpullit. Por së pari, pikërisht të shtunën e ardhshme, në orën 20:45, do të jetë radha e Abrahamit për të udhëhequr Milanin në shtëpi kundër Veneci-s. Dështimi është i ndaluar për të mos rrezikuar seriozisht stolin e Fonseca.
Sulmuesi anglez, i cili mbërriti pak para mbylljes së transferimeve të verës, ishte menjëherë gati në “Olimpiko”. Një asistim, shumë forcë dhe mendjemprehtësi për të bërë diferencën. Abraham dëshiron të marrë konfirmimin kuqezi dhe për këtë arsye është e nevojshme të sigurohet vazhdimësia, duke filluar nga ndeshja në “San Siro”.
Kundër skuadrës së Di Françeskos, portugezi Leao duhet të kthehet në formacionin fillestar, me Çukuezen dhe Loftus-Çik që kompletojnë katërshen sulmuese. Pankina duket e paevitueshme për Pulishiçin, që do të rikthehet vonë në ekip (ashtu si Musah) nga ndeshja e dyfishtë me SHBA.
Reijnders shkëlqeu me Holandën, ndërsa Fofana zhgënjeu ndaj Italisë. Të dy do të përbëjnë mesfushën e kuqezinjve, me Emerson Rojal që do të përpiqet të shkëlqejë pozitivisht, pas deficiteve në dy ndeshjet e para. Në “San Siro”, megjithatë, vetëm fitorja do të ketë rëndësi. Kjo është e vetmja mënyrë e mundshme për të shmangur thellimin e krizës, pak ditë para dy ndeshjeve të vështira.