Fonseka dhe Lopetegi, më afër stolit të Lionit?!

Me vetëm 1 pikë, në 4 përballjet e para të kampionatit francez të futbollit, Ligue 1, skuadra e Olimpik Lionit ndodhet në fundin e tabelës dhe së shpejti pritet që bordi i skuadrës t’i japë fund bashkëpunimit me teknikun Loren Blan.

Për këtë arsye bordi i klubit ka nisur kërkimet për gjetjen e një tekniku të ri, i cili mund të nxjerrë skuadrën nga kjo krizë e këtij fillim sezoni dhe deri më tani në listën e francezëve janë tre emra goxha të njohur në futbollin evropian.

I pari në liste ishte ish-tekniku i Çellsit, Graham Poter, mirëpo sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike, anglezi e refuzoi ofertën e Lionit. Pas Poter-it, në listë janë tekniku portugez i Lille-s, Poll Fonseka, si dhe spanjolli, Zhulien Lopetegi, i cili së fundmi la stolin e “ujqërve” të Volverhemptonit.

LEXO EDHE:

Back to top button