Fonseka: Kemi kthyer lojën e ekuilibruar, ky është çelësi I suksesit

Skuadra e Fonsekës regjistroi dy ndeshje pa pësuar radhazi në Serinë A për herë të parë që nga marsi 2024 (dy në atë rast, e dyta kundër Empolit në “San Siro”). Statistika të mira që i ushqejnë optimizëm mes kuqezinjve dhe trajnerit të tyre portugez, i cili dha deklaratat në vijim pas suksesit të së shtunës.

Më në fund një Milan i mirë për 100 minuta. Si thoni?

Jam dakord, bëmë një lojë të shkëlqyer kundër një ekipi që është shumë agresiv në mbrojtje, që është mbrojtja e katërt në kampionat. Kemi luajtur një lojë shumë të ekuilibruar, në sulm dhe në mbrojtje. Ishte një gjë shumë e rëndësishme: rikuperimi i topit në gjysmën e fushës rivale. Shënuam 3 gola, mund të kishim shënuar 6-7 nëse nuk do të kishim bërë gabime në zgjedhjet e fundit.

 

Musai i jashtëm jep ekuilibër, apo jo?

Mua më pëlqen shumë Musahu në atë rol. Empoli luante shumë topa të gjatë dhe ishte e rëndësishme të kishte këtë rol për të ndihmuar ekipin. Mbeta shumë i kënaqur me mënyrën sesi Çukvueze luajti duke u kthyer dy herë në zonë për të bërë të pestin e prapavijës. Kjo mënyrë loje na jep ekuilibër.

 

Hera e gjashtë me portë të paprekur e sezonit…

Mund të them gjëra të mira për Gabia. Ai është një profesionist i madh dhe po merr një rol të rëndësishëm si lider, përveç se po luan shumë mirë. I thashë se jam shumë, shumë i kënaqur me rinovimin e tij. Nëse ka një lojtar që e meritonte, është ai. Ndaj Empolit nuk pësuam asnjë gol dhe nuk i dhamë asnjë rast për të na shënuar.

LEXO EDHE:

Back to top button