Fonseka nuk fsheh asgjë, shpalos formacionin një ditë para sfidës me Klub Brizh

Paulo Fonseca, trajneri i Milanit, nuk fshihet dhe zbulon lëvizjet e tij. Mainjan, Emerson, Gabia, Tomori, Teo, Fofana, Reijnders, Loftus-Çik,  Pulishiç, Leao, Morata. Formacioni i shpallur, siç ndodh shumë rrallë në prag të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve.

Kundërshtari i kuqezinjve është Klub Brizh, ndeshja ndaj belgëve nuk pranon asnjë gabim. Pas dy humbjeve të para ndaj Liverpullit dhe Bajer Leverkuzenit, nevojiten absolutisht tri pikë për të nisur ngjitjen në klasifikim.

“Fitorja është ajo që duam. Liverpulli dhe Bajer Leverkuzen janë ndër më të fortët në Europë, por për mua ishin dy ndeshje të ndryshme. Kundër Liverpullit kishim vështirësi, ndaj Leverkusenit bëmë një lojë të shkëlqyer në pjesën e dytë dhe treguam shenja rritjeje. Edhe pse ndeshja kundër Brizhit është po ashtu e vështirë, duhet të fitojmë patjetër. Përndryshe nuk mund të vazhdojmë në Ligën e Kampionëve,” tha mes tjerash trajneri i kuqezinjëve.

Pas “përjashtimit” të Leaos ndaj Udinezes, për shkak të një zgjedhjeje teknike, dhe Teo Hernandez, për shkak të skualifikimit, trajneri portugez e di se nga këta dy lojtarë do të varet shumë sonte në “San Siro”.

“Të dy do të luajnë nga minuta e parë. Ajo që pres nga të gjithë është të bëjnë më të mirën, që Milani të fitojë,” potencon Fonseka.

Në fund, fjalë për kthesën e mundshme, siç ishte derbi i fituar ndaj Interit:.

“Jo, është ndryshe. Gara është ndryshe, ashtu si edhe karakteristikat e kundërshtarëve,” tha në fund trajneri Fonseka.

LEXO EDHE:

Back to top button