Fonseka sulm ndaj arbitrave, Prokuroria Federale hap një dosje

Sulmet verbale të Paulo Fonsekës ndaj arbitrit La Pena nuk kaluan pa u vënë re nga prokuroria e federatës italiane, i cili ndërmori hapa për të marrë videot e intervistave të ndryshme dhe me shumë gjasa do të hapë një dosje.
Trajneri kuqezi rrezikon një gjobë ose një skualifkim me një ndeshje, por ndërkohë klubi edhe pa komentuar çështjen ka dalë hapur në krah të tij dhe këtë thuhet t’ia ketë nënvizuar përmes një telefonate. Tekniku kuqezi u ankua për golin e parë të pësuar nga Milani në Bergamo ku De Ketelare shënoi duke u mbështetur mbi Hernandezin.
Ishte shkëndija që ndezi zjarrin e portugezit që shprehu hapur rezervat e tij me arbitrimin në Napoli, Udine dhe Empoli. Fonseka nuk kërkon alibi, por është i bindur se Milani ka bërë një ndeshje të mira në më shumë se një rast, por rezultatet kanë ardhur edhe si pasojë e arbitrave.