Fonseka: Te rasti i Loftus Çik, nuk kishte as thirrje nga ekipi në  “VAR”

Paulo Fonseka, trajneri i Milanit, reagoi ashpër pas humbjes ndaj Bajer Leverkuzenit.

“Është ndeshja për të cilën më vjen keq më shumë. Ndaj Liverpullit thashë se kishim gabuar gjithçka. Sot për mua, në pjesën e dytë ka qenë Milani më i mirë që kam parë që kur jam në stolin kuqezi.

Të vjen keq realisht, por jam i kenaqur me reagimin e djemve. Nuk është e lehtë ndaj Leverkuzenit sepse ka një lojë të shpejtë, vertikale dhe me ndryshime pozicionesh. Vuajtëm në pjesën e parë dhe s’po dilnim dot. Më pas në të dytën gjërat ndryshuan. Marim me vete paraqitjen e pjesës së dytë, që do të na shërbejë.

 

Vendimet e arbitrit?

Nuk e di, por ndjeva se në çdo faull tendenca ishte të mbahej ekipi i shtëpisë. Nuk flas për gjyqtarët dhe nuk më pelqen si argument kurrë, por këtë gjë  e ndjeva. Dhe te rasti i Loftus Çik  spati as thirrje në “VAR” dhe asgjë, kaloi shumë lehtësisht. Pati dhe momente të tjera ndeshja që arbitri i kaloi si pa gjë.”

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button