“Forbes” shpalos listën e e tenistëve më të paguar në 12 muajt e fundit

Karlos Alkaraz është tenisti që ka arkëtuar më shumë se çdo atlet tjetër në këtë sport në vitin e fundit kalendarik. Revista “Forbes” ka përpiluar renditjen e tenistëve më të paguar në 12 muajt e fundit dhe renditja ofron pamje interesante. Spanjolli Alkaraz ka fitime prej 42.3 milionë dollarësh, ndërsa 10.3 janë nga shpërblimet për trofetë e fituar dhe 32 milionë në sponsorizime. Spanjolli Karlos fitoi dy nga tre Grand Slams në vitin 2024 (Roland Garros dhe Uimbëlldon) dhe fitoi Masters-1000 në Indian Uells).

Në vend të dytë është Novak Gjokoviq, me 12.2 milionë dollar nga trofetë. Ai fitoi medaljen e artë në Lojrat Olimpike, ndërsa sa i përket sponsorizimeve, janë 25 milionë dhe fitimet totale janë 37.2 milionë.

Në vend të tretë është një nga femrat e këtij sporti. Koko Gauf ka grumbulluar mbi 7 milionë nga shpërblimet dhe 20 nga sponsorizimet për një total prej 27.1 milionë dollarë në 12 muajt e fundit.

Treshen më të paguar të tenisit e ndjekin Iga Sviatek me gjithsej 26.7 milionë dollar dhe italiani Janik Siner, që është në vend të pestë të kësaj renditjeje me 26.6 milionë të fituara në 12 muajt e fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button