Forcat braziliane rimarrin kontrollin pas sulmit në Kongres

Forcat braziliane rimarrin kontrollin pas sulmit në Kongres

Forcat braziliane të sigurisë kanë arritur ta rimarrin kontrollin e Kongresit në kryeqytetin Brazilia pasi u sulmua nga protestuesit e ekstremit të djathtë.

Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, i njohur si Lula, udhëtoi për në Brasilia dhe vizitoi vendin e sulmit për të inspektuar dëmet.

Ai është zotuar të ndëshkojë ata që janë përgjegjës për sulmet ndaj Kongresit të Brazilit dhe ndërtesave të tjera kryesore federale.

Duke folur para se të mbërrinte në Brasilia, Lula tha se nuk kishte “asnjë precedent në historinë e vendit tonë” për skenat në kryeqytet dhe e quajti dhunën “akte vandalësh dhe fashistësh”.

Ai vuri në shënjestër forcat e sigurisë të cilat i akuzoi për “paaftësi” në lidhje me dështimin për t’i ndaluar protestuesit.

LEXO EDHE:

Back to top button