Forcat e sigurisë ishin “aktiv” në takimin e dytë mes Eubank Jr dhe Konor Benn

Pas incidentit në konferencën e parë për shtyp, kur Kris Eubank Jr goditi me vezë në fytyrë rivalin e tij Konor Ben në momentin që dolën “ballë për ballë”, në konferencën e dytë për shtyp dy boksierët britanikë u mbajtën në distancë nga forcat e sigurisë.
Dy britanikët do të duelojnë më 26 prill në stadiumin e Tottenham, në Londër, një duel i vlefshëm për peshën e mesme. Forcat e sigurisë qëndruan pranë të dy boksierëve për të parandaluar çdo përsëritje të skenave kaotike që prishën konferencën e tyre të parë për shtyp.
Eubank Jr dhe Konor Ben janë djemtë e Kris Eubank Sr dhe Najxhel Benn, të cilët janë legjenda në boksin britanik. Ata kanë dyeluar dy herë në vitet ’90, me Eubank që ka fituar duelin e parë dhe ka barazuar të dytin ndaj Benn. Tashmë është radha e djemve të tyre të ngjiten në ring.
Eubank Jr dhe Ben fillimisht duhej të duelonin në vitin 2022, një sfidë që u anulua pasi u zbulua se Konor Benn kishte dështuar në dy teste droge. Pezullimi i përkohshëm i Ben-it u hoq në nëntor, duke e lënë atë të lirë të vijonte rivalitetin e tij me Eubank Jr. Ajo luftë e anuluar mbetet ende një mollë sherri mes tyre.
“Unë mendoj se shumë limite janë kapërcyer. Incidenti me vezë ishte i lehtë. Mendoj se është i merituar. Ai e meritonte sikletin. Unë vij i paarmatosur sot. Jam kontrolluar shumë herë. Kjo është një luftë e vërtetë, do të jetë si sfida e parë mes babait tim dhe Najxhel Benn. Do të jetë e veçantë”, tha Eubank Jr.