Forcat speciale amerikane vrasin liderin e ISIS-it në veri të Somalisë

Forcat speciale amerikane vrasin liderin e ISIS-it në veri të Somalisë

Trupat amerikane kanë vrarë një lider të Shtetit Islamik, Bilal al Sudani, dhe 10 nga luftëtarët e tij në veri të Somalisë.

Al Sudani u ekzekutua nga forcat speciale, të cilat bastisën një kompleks shpellor në një rajon të largët malor, në përpjekje për ta arrestuar atë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka deklaruar se lideri i rrjetit terrorist ishte përgjegjës për përforcimin e ISIS në Afrikë.

Gjithashtu, ai ishte edhe një nga arkitektët e aktiviteteve globale të grupi.

Analistët thonë se fakti që presidenti Joe Biden dërgoi trupat në Somali dhe nuk përdori dronët për ta ekzekutuar Al Sudanin tregon rëndësinë e tij.

Detajet mbi llojin e operacionit nuk janë publikuar ende, por “Neë York Times” ka mësuar se ushtarët zbarkuan në terren përmes një helikopteri dhe se kreu i ISIS mbeti i vrarë pas shpërthimit të një shkëmbimi zjarri.

Operacioni vjen pasi presidenti Biden rivendosi disa qindra trupa amerikane në vendit pasi paraardhësi i tij Donald Trump i tërhoqi ato.

Megjithatë, këto trupa ndodhen atje për të stërvitur forcat vendase të sigurisë dhe jo për të kryer operacione./euronews.al/

 

LEXO EDHE:

Back to top button