Forcat ukrainase tërhiqen nga Lisiçansku

Forcat ukrainase tërhiqen nga Lisiçansku

Forcat ukrainase janë tërhequr nga Lisiçansku, duke bërë që Rusia të pretendojë se ka marrë kontrollin e plotë të rajonit lindor të Luhanskut.

Por, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është zotuar se forcat e shtetit të tij do të rimarrin territorin e humbur.

Guvernatori i Luhanskut tha se vendimi për tërheqjen e trupave ukrainase u bë më qëllim që në Lisiçansk të mos ndodh një Mariupol i dytë.

“Forcat ushtarake që ishin atje mund të vazhdonin t’i mbanin territoret për një, dy ose tre javë më shumë. Por çështja ishte çmimi. Ushtarët tanë do të humbnin jetën për asgjë. Do të na përsëritej Mariupoli i dytë. Kjo është arsyeja pse u vendos përfundimisht tërheqja jonë nga Lisiçansk”, tha Serhiy Haidai, Guvernator i Luhanskut.

Pasi dështoi që të marrë kontrollin e kryeqytetit ukrainas, Kiev, Rusia ka përqendruar ushtrinë e saj në lindje të Ukrainës dhe po synon të marrë kontrollin e Donbasit që përbëhet nga rajonet e Luhanskut dhe Donjeckut.

Luhansku është një nga dy rajonet që formojnë Donbasin, pjesa lindore e Ukrainës e përfshirë që në 2014-n në një konflikti mes forcave vendase dhe separatistëve të mbështetur.

Rënia e Lysychanskut e vendos Moskën më pranë arritjes së qëllimit për të marrë nën kontroll të gjithë Donbasin.

LEXO EDHE:

Back to top button