Forma e mirë, Mbape mund të tejkalojë rekordin e Ronaldos
Kilian Mbape po shfaq një formë fantastike te Real Madrid dhe është shumë pranë të thyejë një rekord të Kristiano Ronaldos.
Sulmuesi francez ka shënuar 55 gola në vitin 2025, vetëm katër gola larg rekordit të Ronaldo-s prej 59 golash për një vit kalendarik te “Los Blancos”.
Mbape shënoi golin e 25-të këtë sezon kundër Atletik Klub, në vetëm ndeshjen e 20-të, duke treguar ndikimin e jashtëzakonshëm te ekipi. Ai ka qenë i përfshirë direkt në 66% të golave të Real Madrid, me 25 gola dhe 4 asistime, duke e bërë një element kyç për suksesin e skuadrës.
Me pesë ndeshje të mbetura këtë vit, përfshirë sfidat ndaj Selta Vigo, Man. Siti, Alaves dhe Sevilja, Mbape ka mundësinë reale të thyejë rekordin e legjendës portugeze dhe të shkruajë historinë e vet në “Bernabeu”.








