Formacionet e finales: Zhiru në dyshim, rikthehet Di Maria

Tekniku i kombëtares “Albiceleste”, Lionel Skaloni pritet që t’i besojë që nga minuta e parë anësorit, Angel Di Maria, i cili duket se është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi. Skaloni mendohet se do të zgjedhë formacionin 4-3-3, me Emiliano Martinez në portë, Molina, Romero, Otamendi e Akunja, nga e djathta në të majtë të mbrojtjes, Rodrigo De Pol, Enzo Fernandez dhe Aleksis Mek Allister në mesfushë dhe 3-shja potente në sulm, Anhel Di Maria, Julian Alvarez dhe kapiteni Lionel Mesi.

Në krahun tjetër, trajneri i “gjelave” është në pritje të gjendjes përfundimtare të lojtarëve të tij, në prag të ndeshjes. Deri më tani Deschamps pritet të vendosë të tijët në lojë, me formacionin 4-2-3-1.

Në portë do të vendoset kapiteni Hugo Lloris. Mbrojtja e mbushur me emra kualitativ përbëhet nga Kounde, Varane, Upamekano dhe Teo Hernandez, të vendosur nga e djathta në të majtë. Për pjesën defensive të mesfushës do të kujdesen Rabio dhe Tçouameni, përpara tyre vendosen Dembele, Grizman dhe Mbape, të cilët do të suportojnë sulmuesin, Olivier Zhiru, i cili momentalisht ende nuk e ka të qartë nëse do të luajë apo jo. Ndërkohë obcioni i dytë është Markus Turam.

LEXO EDHE:

Back to top button