Formacioni i mundshëm i Kosovës kundër Rumanisë
Përfaqësuesja e Kosovës sonte luan ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve për sezonin 2024/25 dhe si kundërshtar do ta ketë Rumaninë. Trajneri Franko Foda do ta drejtojë ekipin “Dardan” për herë të parë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në formacionin startues, trajneri gjerman pritet t’i aktivizojë lojtarët që janë më në formë momentale, duke përfshirë këtu edhe mesfushorin, ardhjen e re, Elvis Rexhbeçaj. Sulmi pritet të jetë i pandryshueshëm, me Milot Rashicën, Edon Zhegrovën dhe Vedat Muriqi.
Në portë, Foda pritet t’i besojë Aro Muriqit, portierit të Ipsuiçi në Premier Ligë.