​Formimi i qeverisë së re, Limaj deklarohet se a ka Nisma marrëveshje me LVV-në

​Formimi i qeverisë së re, Limaj deklarohet se a ka Nisma marrëveshje me LVV-në

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar të hënën se partia që ai drejton nuk ka arritur asnjë marrëveshje me ndonjë subjekt tjetër politik në lidhje me formimin e institucioneve të reja, raporton KosovaPress.

Limaj theksoi se Nisma është e gatshme të kontribuojë në funksion të stabilitetit institucional.

Ai këto komente i bëri pasi u regjistrua si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës.

Limaj tha se Nisma mbetet e hapur për dialog me çdo forcë politike që synon ta shmangë krizën institucionale në vend.

“Ne presim që qeveria, institucionet të krijohen sipas afateve kushtetuese. Ne do të luajm rolin tonë në krijimin e këtyre institucioneve për sa neve na takon dhe kërkohet nga ne. Këtu përfundon detyra jonë kushtetuese. Kështu që pak a shumë këtu jemi. Nisma nuk ka marrëveshje me askënd deri me sot dhe Nisma është e gatshme dhe do të punoj fortë që Kosova t’i formoj institucionet, Kosova të mos shkoj në një krizë parlamentare. Ajo që mund të themi deri më tani ne nuk kemi as një marrëveshje me asnjë grupacion politikë”, ka thënë Limaj:Ai shtoi se vendin e presin shumë sfida në të gjitha planet, derisa theksoi se do të punojnë fort në shërbim të Kosovës.

“Nesër sigurisht mund të ketë zhvillime…Nuk e di çka ka ndodhur, unë s’kam pranuar. Unë nuk kam as një shkresë nga as kush, unë nuk kam parë ndonjë takim. Nëse ju keni parë ndonjë takim, ndonjë marrëveshje, nëse keni parë ju ndonjë grupim dhe se kam munguar unë keni të drejtë me thënë, por nuk e di që ka pasur ndonjë takim. Deri me tani ne nuk kemi as një marrëveshje politike me askënd. Normalisht kush do që ofrohet ne jemi të gatshëm të ulemi të bisedojmë”, ka përfunduar Limaj.

Në lidhje me raportet me Nismën Socialdemokrate dhe pozicionimin e liderit të saj, Fatmir Limaj, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj u shpreh sot i zhgënjyer, duke e quajtur ndarjen nga opozita “të turpshme”.

Nesër pritet të mbahet seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button