“Formula 1 është sport i pamëshirshëm për mbijetesën, këtu të “hanë të gjallë”

Që para fillimit të këtij sezoni në Formula 1, piloti spanjoll Karlos Sainz mësoi se nuk do të jetë pjesë e Ferrari në vitin 2025. Ai do të garojë me “Uilliams”-in sezonin e ardhshëm. Sainz e mbylli këtë vit me 9 podiume, madje duke fituar dy gara.

Një reagim fantastik për t’u përballur me klimën komplekse të Formula 1. Në një intervistë për “AS”, piloti spanjoll tregon për sezonin e kaluar.

“Unë kam qenë i ekspozuar ndaj presionit të Formula 1 për dhjetë vjet, katër prej tyre te Ferrari, të cilat janë të një niveli tjetër. Këtu, ose përshtatesh dhe je elastik ose nuk mbijeton. Duhet të jesh i fortë mendërisht, sepse në Formula 1 nuk ka asnjë të dobët nga njëzet prej nesh, të gjithë jemi shumë të ashpër në atë nivel. Çdo vit në Formula 1 është një vit për të dalë në betejë”, tha Sainz.

Më tej, piloti spanjoll potencon garën e madhe në Formula 1.

 “Në këtë sport ata të hanë të gjallë. Ndaj, duhet të luftosh vazhdimisht nëse dëshiron të qëndrosh gjallë dhe nëse dëshiron të ruash statusin dhe pozicionin tend,” tha në fund Sainz.

LEXO EDHE:

Back to top button