Formula 1: Gara e re do të zhvillohet në Miami

Formula 1 sapo ka dhënë lajmin se ka arritur marrëveshje për një pistë të re. Nga viti 2022, Formula 1 do të nis garën e Miami GP, e cila do të mbahet afër “Hard Rock Stadium”.  Kjo garë e cila do të jetë e para që nga viti 1959 në shtetin amerikan, do të mbahet në një plan urbanistik të ri emocionues në kompleksin “Hard Rock Stadium” në “Miami Gardens”, shtëpia e klubit të famshëm të NFL,  “Miami Dolfins”.

- Advertisements -

Kontrata është firmosur për 10 vitet e ardhshme dhe gara prestigjoze tani ka vendin edhe në Amerikë.

Miami do të jetë vendi i 11-të që Formula 1 ka garuar në Shtetet e Bashkuara që nga fillimi i Kampionatit në 1950, pas Indianapolis, Sebring, Riverside, Vatkins Glen, Long Biç, Las Vegas, Detroit, Dallas, Feniks dhe Ostini.

LEXO EDHE:

Back to top button