Formula 1, “Mercedes” dominon provat e lira në “Suzuka”

Skuadra e “Mercedes”-it ka dominuar provat e lira të zhvilluara në pistën “Suzuka”, ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Japonisë në Formula 1. Të dy sesionet janë zhvilluar në një pistë të lagur, për shkak të shiut të madh që binte gjatë gjithë kohës.

Në përfundim të sesionit të parë kryesonte Fernando Alonso, ndërsa pas përfundimit të sesionit të dytë, kohën më të shpejtë e regjistroi britaniku Xhorxh Rasell me “Mercedes”-in. Ndërsa i dyti u rendit shoku i tij i skuadrës Luis Hamilton. Pra, në një pistë të lagur kemi një dominim të makinës gjermane.

Në vendet 3-4 u klasifikuan dy makinat “Red Bull” të Maks Verstapenit  dhe Serhio Perez, ndërsa dy makinat Ferrari ishin disi larg: Sainz i gjashti dhe Leklerk i 11-ti.

Pista e lagur i vuri shpesh në vështirësi pilotët, që rrëshqisnin e dilnin jashtë saj. Për ditën e shtunë dhe të diel nuk priten reshje shiu.

LEXO EDHE:

Back to top button