Formula 1: Në Bahrein u zbuluan 12 raste me “Covid 19”

Drejtuesit e Formula 1, konfirmuan se janë shfaqur 12 raste me koronavirus gjatë kohës së Çmimit të Madh të Bahreinit. Në periudhën nga 22 e deri më 28 mars, janë kryer 8150 teste. Janë marë shembuj nga pilotët , anëtarët e ekipeve, ekipit ndihmës dhe anëtarëve të mediave.

“Kishim 12 raste me Covid 19. FIA dhe Formula 1 do të shpalosim të gjitha informatat pas çdo gare të Formula 1, me qëllim që të tregojmë se jemi të hapur dhe në kohë të njëjtë do t’I mbrojmë të gjithë në karavanin tonë,” thuhet mes tjerash në kumtesën e Formula 1.

Dy raste ishin të konfrimuar nga ekipi britanik i Aston Martinit dhe një anëtarë është i shtëpisë mediatike “Kanal 4”, që kanë dal pozitiv me “Covid 19”. Formula 1, do të vazhdojë garat më 18 prill në pistën italiane të “Imola”-s.

LEXO EDHE:

Back to top button