Formula 1 në Meksiko, Perez njeh çdo kthesë të pistës

Formula 1 zhvendoset në Meksikë, aty ku Serhio Perez i “Red Bul”-itl do të kërkojë me çdo kusht të triumfojë në pistën e shtëpisë përballë publikut të tij. Madje, piloti 32-vjeçari ka arritur në Guadalahara, vendlindjen e tij, ndërsa gjatë konferencës së shtypit vërtetoi se njeh çdo centimetër të pistës së quajtur “Autódromo de los Hermanos Rodríguez”.

Meksikani improvizoi sikur ishte në pistë dhe me një timon në dorë, me sytë mbyllur nisi të garojë. Perez nuk gaboi asnjë kthesë, ndërsa i surprizoi të gjithë edhe me faktin se ishte në trajektoren dhe shpejtësinë e duhur në çdo moment.

Tashmë, i mbetet që të gjithë këtë “shoë” ta përsëris edhe në garë, aty ku në pistë janë edhe rivalët e tjerë. Megjithatë, dëshira e madhe e Perez për të fituar mund të rezultojë vendimtare me pilotin që u shpreh se ka qenë gjithnjë ëndrra e tij të fitojë në pistën e shtëpisë.

“Padyshim që të fitoj në Meksikë është një ëndërr e fëmijërisë, mua nuk më intereson statusi i nënkampionit të Botës. Ëndrra ime ka qenë të fitoj garën e shtëpisë”, tha Perez, kur u pyet nëse do të kënaqej me vendin e dytë të kampionatit në fundin e sezonit.

LEXO EDHE:

Back to top button