Formula 1 prezantoi kalendarin për vitin 2021

Drejtuesit e Formula 1 ka nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Në mbledhjen e fundit të Bordit të Formula 1, “Liberty Media” ka paraqitur një projekt me 23 gara, që është një rekord për këtë sport.

Sipas “Autosport”, sezoni i ri duhet të nisë më 21 mars në Australi, ndërsa një javë më pas do të zhvillohet gara e Bahreinit. Më 11 prill parashikohet gara e Kinës, ndërsa ajo e Vietnamit është planifikuar më 2 maj edhe pse është ende në dyshim.

Më 9 maj nisin garat europiane, me Barcelonën, Monte Karlon dhe Bakun. Para pushimeve verore , Formula 1 do të spostohet në Kanada  në muajin qershor dhe më pas pason rikthimi në Europë. Për sa i përket fazës së dytë të sezonit ende nuk janë fiksuar datat, ndërsa gara e Abu Dabi pritet të mbyll sezonin.

LEXO EDHE:

Back to top button