Formula 1: Vaksinimi tani më është i detyrueshëm  

Formula 1 ka vendosur që i gjithë personeli që merr pjesë në gara, duhet të kryejë vaksinën anti-Covid. Kjo është masë e detyrueshme për të gjithë, pilotë, drejtues, inxhinierë, mekanikë, gazetarë etj. Nuk do të ketë asnjë dallim në këtë çështje, për të evituar çdo lloj problemi në prag të një sezoni të gjatë me 23 gara.

Gjithçka bëhet për të evituar ndryshime në kalendarin e garave, që shpesh ka pësuar modifikime dy vitet e fundit. Kjo masë e fundit mund të sjell ulje të testeve anti-Covid që pilotët dhe stafet bëjnë çdo fundjavë gjatë garave.

Gjithsesi, masat anti-Covid do të jenë në fuqi dhe ato variojnë nga shteti në shtet. Formula 1 do t’i kërkojë të gjithë personelit të garave që të vaksinohen dhe nuk do të lejojë asnjë përjashtim. Kjo masë është marrë në bashkëpunim me skuadrat, që unanimisht kanë rënë dakord në prag të sezonit të ri.

LEXO EDHE:

Back to top button