Formula 1 zyrtarizon garat sprint për sezonin e ardhshëm

Edhe vitin 2024 do të jenë 6 garat sprint që do të zhvillohen përgjatë gjithë sezonit. Lajmin e zyrtarizoi Formula 1, që konfirmoi edhe pistat ku do të garohet si ditën e shtunë ashtu dhe atë të diel. Garat sprint do të zhvillohen në Kinë, Majami, Austri, Amerikë, Brazil dhe Katar.

Për garën e Austrisë (pista e Spielberg) dhe atë të Brazilit (pista e San Paolo), kjo është hera e tretë që organizojnë garën sprint. Për pistat e Ostin (Amerikë) dhe Losail (Katar) do të jetë hera e dytë, si dhe hera e parë për garat e Kinës dhe Majamit.

Garat sprint, të gjata 100km, organizohen për t’i dhënë më shumë argëtim publikut. Pilotët që renditen në tetë vendet e para marrin pikë në garën sprint. Edhe këtë vit garat sprint ishin gjashtë, një rrisi kjo që është aplikuar për herë të parë në vitin 2021.

LEXO EDHE:

Back to top button