[FOTO] Në moshën 6 vjeçare u shpall vajza më e bukur në botë, e quajnë Irina Shayk e radhës

Anastasia Knyazeva u shpall "vajza më e bukur në botë" në vitin 2017. Mediat e quajtën atë Irina Shayk-ja e radhës dhe ajo u bë modelja më e re që shfaqet në French Vogue.

Sytë e saj blu jorealë, flokët e gjatë kafe dhe fytyra engjëllore e kombinuar me karizmën kanë fituar zemrat e shumë njerëzve dhe Anastasia aktualisht ka mbi një milion fansa në Instagram.

 

Vajza e filloi karrierën e saj të modelingut vetëm në moshën 2 vjeç e gjysmë, dhe u bë mjaft e famshme në moshën 4-vjeçare. Shumë marka u dashuruan me Knyazevën sepse ajo sillej natyrshëm para kamerave dhe nuk ishte aspak e pakëndshme.

Më pas, në vitin 2018, Anastasia ishte e 5-ta në listën e fëmijëve më të bukur në botë sipas “L’Officiel”. Kjo modele e re sot është 13 vjeç dhe ka kontrata me marka të shumta, përfshirë Chobi Kids, Kangaroo dhe Kia Motors, punon si prezantuese televizive dhe shfaqet në filma.

 

 

 

Pavarësisht gjithë vëmendjes, Anastasia vazhdon ende një jetë normale. Ajo ndjek shkollën publike dhe nuk e kupton se sa e njohur është. Nëna e saj thotë se ishte shumë e habitur kur fëmijët nga shkolla të ndryshme filluan t’i afroheshin gjatë pushimeve të shkollës për ta takuar. Prindërit e saj përpiqen ta rrisin atë si një fëmijë normal dhe përpiqen të mos lejojnë që fama dhe popullariteti të ndikojnë tek ajo.

 

 

Anastasia përpiqet të gjejë një ekuilibër të shëndetshëm mes modelingut dhe jetës shkollore. Ajo merr kurse për anglisht dhe kërcim, një nga pasionet e saj më të mëdha është kënga dhe aktualisht dëshiron të bëhet pastiçiere ose veterinere kur të rritet.

Familja e saj nuk është aspak e lidhur me industrinë e modës apo modelingut. Nëna e saj është një ekonomiste dhe babai i saj punon në industrinë e automobilave.

 

LEXO EDHE:

Back to top button