FOTO | Nëna 76-vjeçare e Elon Musk ecën në pistën e Javës së Modës në Nju Jork

May Musk, nëna e Elon Musk, tërhoqi vëmendjen në Javën e Modës në Nju Jork me një shfaqje për markën Yuzui. Kjo modele 76-vjeçare hyri në botën e modës më shumë se 50 vjet më parë.

Foto: EPA-EFE/SARAH YENESEL

May e përshkroi markën e lartpërmendur si mishërim të elegancës së përjetshme. Ajo kishte veshur një bluzë të pastër, një fund të gjatë të zbukuruar me temina dhe një xhaketë me pupla. Flokët e shkurtra janë marka e saj, ndërsa look-un e ka kompletuar me grim të thjeshtë.

Edhe pse May ka bashkëpunuar më parë me marka të tjera si Dolce & Gabbana, Christian Cyrano dhe Philipp Plein, Yuzui mban një vend të veçantë në zemrën e saj.

Foto: EPA-EFE/SARAH YENESEL

Gjegjësisht, tash e disa sezone ajo bashkëpunon ekskluzivisht me stilisten Taorei Wang, e cila krijon për Yuzui.

Foto: EPA-EFE/SARAH YENESEL

Djali i saj Elon Musk po tërheq vëmendjen me sjelljen e tij kontroverse, por ajo ende tregon mbështetjen për të në X.

“Edhe miqtë e mi demokratë janë të emocionuar për të ardhmen e Amerikës”. “Jam konfuze, por edhe e lumtur”, ka shkruar ajo në rrjetin social të lartpërmendur në fund të janarit.

LEXO EDHE:

Back to top button