Foto u bë virale, Sanders flet për veshjen e tij gjatë inaugurimit

Senatori Bernie Sanders nuk e ka vrarë aspak mendjen për faktin se falë veshjes së tij shumë të thjeshtë është bërë “meme”.

Pas ceremonisë së inaugurimit të Joe Biden, ku u pa me një xhaketë kafe dhe doreza leshi, senatori tha: “Ne nga Vermonti nuk duam t’ia dimë për modën. Duam vetëm të jemi ngrohtë dhe unë sot isha ngrohtë”.

Veshja e Sanders ishte në kontrast të plotë me veshjet luksoze që u panë në inaugurim, duke marrë vëmendjen e botës së internetit.

LEXO EDHE:

Back to top button