Fotografia e realizuar në Kosovë, merr vëmendjen e mediumit prestigjioz The Guardian

Fotografia e realizuar në Kosovë, merr vëmendjen e mediumit prestigjioz The Guardian

Mediumi prestigjioz The Guardian në kolazhin e imazheve më të mira të së martës ka përfshirë një fotografi të realizuar në Kosovë.

Kjo fotografi që pasqyron gjendjen aktuale të ndotjes së ajrit në Kosovë, paraqet një burrë i cili është duke ecur me kalin e tij pranë një termocentrali në Obiliq.

Fotografia është realizuar nga fotoreporteri Armend Nimani.

“Një burrë ecë mbi kalin e tij pranë një termocentrali. Dy termocentrale me qymyr janë burimi kryesor i niveleve alarmante të ndotjes së ajrit në Kosovë”, ky është mbishkrimi që The Guardian i ka dhënë kësaj fotografie.

Artikulli kushtuar fotografive më të mira të ditës, paraqet edhe momente të tjera interesante të cilat janë pikasur gjatë ditës së sotme në mbarë botën.

LEXO EDHE:

Back to top button