Fraksioni i BDI-së do të propozoj amendament për largimin e 20%

Fraksioni i BDI-së do të propozoj amendament për largimin e 20%

Fraksioni i BDI-së do të propozojë amendament në kuvend për zëvendësimin e 20%-shit me gjuhën shqipe në kushtetutë. Izet Mexhiti tha se përveç bashkëpartiakëve të tij nga BDI-ja të gjithë deputetët shqiptarë janë “pro” këtyre ndryshimeve dhe pret mbështetjen e tyre. Mexhiti në Programin 200 në Alsat, foli edhe për zgjedhjet në degën e Çairit për të cilat tha se po bëhen në kundërshtim me statutin dhe se po iu bëhen pengesa anëtarëve të fraksionit të mos mund të regjistrohen për votim. Intervistën e plotë mund ta ndiqni në ora 22:20 në Alsat.

“Nëse është problem për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, pra është kusht të hapet kushtetuta dhe e shohim se është shumë problem të sigurohen 80 vota, kur do t’i sigurojmë këto vota në të ardhmen vetëm për ta heq formulimin 20% për gjuhën shqipe, këtë nënçmim ndaj shqiptarëve. Prandaj shoh se spektri politik, përveç bashkëpartiakëve të mi, edhe Aleanca që është pjesë e qeverisë, grupi i zjarrit, Besa, Alternativa pra i gjithë spektri politik pa BDI-në janë “pro” ndryshimeve kushtetuese por këto ndryshime të hiqet edhe 20%”, tha Izet Mexhiti, fraksioni i BDI-së.

Pra, ju do të ndërhyni me amendament?

“Po, sepse fjalën e fundit e ka parlamenti. Qeveria mund të propozojë, por fjalën e fundit kur do të miratohen është e fundit e parlamentit dhe besoj si deputetë do të gjejmë vullnet politik, do të lobojmë edhe te partitë e tjera që të hiqet 20%”, u përgjigj Mexhiti. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button