Fraksioni i BDI-së festoi përvjetorin në Tetovë, Xhaferi: S’heqim dorë nga shqipja në kushtetutë

Fraksioni i BDI-së festoi përvjetorin në Tetovë, Xhaferi: S’heqim dorë nga shqipja në kushtetutë

Fraksioni i BDI-së, 21 vjetorin e themelit të partisë e shënuan në Tetovë. Për dallim nga manifestimi në Shkup, fraksioni me kritika të ashpra në adresë të bashkëpartiakëve të tyre, zyrtarë nëpër Institucione shtetërore, për mos realizimin e shumë zotimeve të partisë, që ishin shtylla kyçe në kohën e formimit të BDI-së. Në këtë drejtim Musa Xhaferi thotë se është e papranueshme që vet BDI-ja tani të del kundër ndërrimit të 20 përqindëshit në kushtetutë.

“Parashtrohet pyetja ku është BDI sot. BDI është e vendosur në një sfidë përplasjeje të ideve dhe programeve. Sfida është “Të moderohemi të tjetërsohemi dhe harrojmë të kaluarën tonë, apo të avancojmë e të forcojmë angazhimin tonë politik, për të jetësuar programën dhe kërkesat e shqiptarëve , të cilat me aq durim e qëndresë demokratike po bëjnë përpjekje për tu bërë pjesë e Evropës së bashkuar si komb me identitet kombëtar. Ne nuk flasim gjuhën e 20 %, por flasim e shkruajmë gjuhën më të lashtë të Evropës gjuhën shqipe, atëherë si mos të reagojmë e protestojmë kur nga partia jonë thonë se nuk është koha që gjuha shqipe të shënohet e emërtohet me dinjitet si gjuha shqipe”, deklaroi Musa Xhaferi, BDI.

Koordinatori i fraksionit në Tetovë Muhamet Ameti tha se për këto vite BDI-ja dështoi me korrupsionin, ndërsa asnjëherë nuk e zgjidhi statusin e ish ushtarëve të UÇK-së.

“Me keqardhje theksoj se pas 21 vitesh funksionim të BDI-së ende ngelin të pazgjidhura shumë sfida të njëjta si të para shumë viteve siç janë, çrrënjosja e korrupsionit dhe krimit të organizuar, vendosja e mekanizmave që do të pamundësonin përhapjen e tyre. Parandalimin e largimit të rinisë nga vendi, sistem ekonomik bashkëkohorë që do krijojë hapësire dhe garanci për investime të huaja e rrjedhimisht do zvogëlojë papunësinë. Demokraci funksionale e shtet ligjor, integrim dhe risocializim të ish ushtarëve të UÇK-së, barazinë e plotë të shqiptarëve në shoqëri dhe avancimin e pozitës së femrës në vendimmarrje e tjera”, tha Muhamet Ameti, Koordinator i Grupit të zjarrit në Tetovë.

Nga grupi i zjarrit deklaruan se kanë qenë të ftuar në manifestimin e partisë në Shkup, por kanë zgjedhur të jenë në Tetovë, aty ku filloi edhe rrugëtimi i partisë. Ata thonë se mbeten pjesë e BDI-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button