Frakturë në hundë, operohet portieri i Juventusit

Minutat finale të derbit ndaj Torinos rezultuan të hidhura për portierin e Juventusit, Vojçeh Shçezni. Pas një përplasje në zonë me Masinën, polaku mbeti i dëmtuar në hundë me mjekët që morën disa minuta për t’i ndalur hemoragjinë në hundë 33-vjeçarit.

Pas sfidës, trajneri Alegri u shpreh se Shçezni mund të kishte pësuar frakturë në hundë. Dhe, në fakt më e keqja u konfirmua vetëm disa orë më pas, me portierin kishte pësuar frakturë në dy vende të hundës.

Polaku iu nënshtrua menjëherë ndërhyrjes kirurgjikale dhe për momentin nuk bëhet ende e ditur koha e rikuperimit. Te Juventus, shpresojnë që ta kenë gati sa më shpejt të jetë e mundur për këto ndeshje të fund sezonit, ndoshta edhe duke i përshtatur një maskë mbrojtëse.

LEXO EDHE:

Back to top button