Franca dëshiron mbikëqyrje ndërkombëtare të armëpushimit në Nagorno Karabak

Franca dëshiron mbikëqyrje ndërkombëtare të armëpushimit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit të arritur më 10 nëntor me ndërmjetësimin e Rusisë.

- Advertisment -

Të dyja vendet kanë zhvilluar luftime gjashtë javore për rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.

Në bazë të marrëveshjes, në rajon do të vendosen trupat ruse për të garantuar armëpushimin, por në disa zona do të ketë edhe një prani të trupave turke.

Franca është e shqetësuar se Rusia dhe Turqia mund të arrijnë një marrëveshje, për të përjashtuar fuqitë perëndimore nga bisedimet e ardhshme të paqes, tha presidenca franceze.

Përpjekjet për të zgjidhur konfliktin nga Grupi i Minskut i OSBE – i bashkëkryesuar nga Rusia, Franca dhe Shtetet e Bashkuara – nuk kanë sjell ndonjë rezultat që nga viti 1992 dhe tre armëpushime të mëparshme të nënshkruara që kur luftimet shpërthyen përsëri më 27 shtator dështuan të sjellin rezultate.

Grupi i Minskut nuk ishte i përfshirë në arritjen e marrëveshjes së armëpushimit më 10 nëntor.
Që nga armëpushimi, Rusia ka zhvilluar bisedime me Turqinë, një aleat kyç i Azerbajxhanit dhe një kritik i ashpër i grupit të Minskut.
“Përfundimi i luftimeve tani duhet të lejojë rifillimin e negociatave të mirëbesimit në mënyrë që të mbrojë popullsinë e Nagorno Karabakut dhe të sigurojë kthimin e dhjetëra mijëra njerëzve që janë larguar nga shtëpitë e tyre javët e fundit”, tha zyra e presidentit, Emmanuel Macron.
Në Francë jetojnë rreth 400,000 deri 600,000 njerëz me origjinë armene. Macron ka qenë i kujdesshëm për të mos mbështetur asnjërën palë në konflikt, por është përballur me kritika brenda vendit se nuk bërë aq sa duhet për të ndihmuar Jerevanin.
Një burim i agjencisë Reuters brenda presidencës franceze tha se Parisi po bën presion për “mbikëqyrje ndërkombëtare” të armëpushimit për të lejuar kthimin e refugjatëve, për të organizuar kthimin e luftëtarëve të huaj, veçanërisht nga Siria, dhe për të filluar bisedimet mbi statusin e Nagorno Karabakut.

Marrëdhëniet midis Francës dhe Turqisë kanë qenë të këqija në muajt e fundit.

Nagorno Karabaku, ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por shumica e popullsisë janë armenë etnikë, të cilët kanë qeverisur me këtë rajon të shkëputur, që prej se një marrëveshje paqeje, që u arrit më 1994, i dha fund luftimeve dhe largoi nga ky rajon forcat azerbajxhanase. Që kur luftimet shpërthyen në fund të shtatorit, disa mijëra njerëz besohet të jenë vrarë nga të dy palët.

LEXO EDHE:

Back to top button