Franca dhe Spanja, kalojnë në “play off”

Franca dhe Spanja kanë siguruar finalet e ‘Play Off’ të Ligës së Kombeve në edicionin e ri. Kombëtarja e Francës pas fitores 4:2 ndaj Suedisë, është konfirmuar në vendin e parë në Grupin 3, me 16 pikë, duke lënë pas kampionët në fuqi, Portugalinë. Ndërkohë Spanja u ndal në vendin e parë në Grupin 4. Spanjollët me fitoren 6:0 ndaj Gjermanisë, ka siguruar vendin e parë, me 11 pikë pas 6 ndeshjeve.

Tani ka mbetur për t’u konfirmuar vendet e para edhe në dy grupet e para. Në grupin e parë, në garë janë Italia, Holanda dhe Polonia, ndërsa në grupin e dytë, Belgjika dhe Danimarka.

LEXO EDHE:

Back to top button