Franca gjithashtu dëshiron mineralet e Ukrainës – ata i ofrojnë një marrëveshje Kievit

Franca, ashtu si Shtetet e Bashkuara, po kërkon akses në burimet minerale të Ukrainës për industrinë e saj të mbrojtjes, tha sot ministri francez i Mbrojtjes Sebastien Lecornu.

Lecornu tha për radion France Info se negociatat me Ukrainën mbi mineralet e vlefshme të tokës së rrallë për industrinë franceze të mbrojtjes kanë vazhduar që nga tetori.

“Industria jonë e mbrojtjes do të ketë nevojë për sasi të mëdha të mineraleve të rralla shumë kritike për sistemet tona të armëve, jo vetëm për vitin e ardhshëm, por për 30 ose 40 vitet e ardhshme,” tha ai.

Ministri tha se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paraqitur një sërë propozimesh, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Francë. Në këtë kontekst, garancitë e sigurisë janë parësore për Zelensky dhe Ukrainë për të parandaluar një tjetër sulm rus në të ardhmen.

Gjatë një vizite të fundit në Paris, Zelensky e ngriti këtë çështje si pjesë e vizionit të tij strategjik afatgjatë për Ukrainën. Presidenti amerikan Donald Trump tha dje se Zelensky do të nënshkruajë një marrëveshje shumë të rëndësishme për mineralet e tokës të rralla ukrainase kur të vizitojë Shtëpinë e Bardhë të premten.

LEXO EDHE:

Back to top button