Franca hap vaksinimin për të gjithë grupmoshat

Nuk ka më kritere të moshës ose gjendjes së shëndetit, e gjithë popullsia e rritur e Francës ka të drejtë, që nga sot, për vaksinim kundër COVID-19, një hap kryesor për të shmangur një rritje të rasteve, ndërsa kufizimet po lehtësohen pak e nga pak në këtë vend.

“Jam plotësisht i bindur se do të shohim më shumë njerëz që vaksinohen”, tha në televizionin LCI Alain Fischer, përgjegjësi i qeverisë franceze për Vaksinimin, duke e cilësuar këtë zgjerim të ri të fushatës si një “hap kryesor” për të mbrojtur popullsinë dhe për “kthimin në një jetë gjithnjë e më normale”.

Megjithatë, sipas ministrit të Shëndetësisë Olivier Véran, kandidatët duhet të jenë të duruar në lidhje me rezervimet.

Drejtori Europian i OBSH-së, Hans Kluge paralajmëroi të premten se epidemia nuk do të mbarojë derisa të paktën 70% e popullsisë së botës të vaksinohen.

LEXO EDHE:

Back to top button