Franca me rekord rastesh të reja me Covid-19 brenda 24 orëve, Macron paralajmëron masa mbrojtëse

Pavarësisht se Franca është një ndër vendet europiane që ka marrë më shumë masa kundër përhapjes së pandemisë, Covid-19 vijon të shënojë rekorde të reja sa i përket rasteve të reja në 24 orë.

Ministria e Shëndetësisë në deklaratën e saj për shtyp bëri me dije se mbi 18 mijë persona të tjerë janë infektuar me virusin vdekjeprurës gjatë ditës së fundit, shifra këto që nuk ishin regjistruar ndonjëherë që nga nisja e pandemisë.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i presidentit Macron për këtë situatë i cili nënvizoi se epidemia vijon të rritet në mënyrë eksponenciale dhe për këtë arsye është e nevojshme që të merren masa të tjera për të ulur kurbën e infeksioneve e cila tashmë ka arritur në nivelin 9.1%.

LEXO EDHE:

Back to top button