Franca mund të eliminojë Portugalinë?

Sot do të mësohet emrat e 16 kombëtarëve pjesëmarrëse në fazën e dytë të “EURO 2020”, kur do të zhvillohen sfidat e fundit të garave në grupe. Në mesin e 4 përballjeve, spikat dueli në mes Francës dhe Portugalisë. Trajneri I Francës, Didie Deshamp kërkon hakmarrje për humbjen e finalës së vitit 2016, ndërsa Portugalia ka nevojë për barazim ose fitore që të kalojë në fazën tjetër. Sfida Francë-Portugali, nis në orën 21.00.

Sot do të mësohen emrat e 16 kombëtareve, të cilat do të luajnë në fazën e dytë të Kampionatit Evropian. Nga katër ndeshjet, spikat dueli Francë – Portugali, me dy skuadra që renditen në pesë vendet e para të klasifikimit të përgjithshëm të FIFA-s. Franca ka katër pikë dhe në rast të humbjes do të humbiste kreun nga Gjermania, ndërkohë Portugalia në rast të humbjes do të mbetej me tri pikë dhe do të rrezikonte të mos kualifikohej më tutje. Një barazim eventual do të mund të ishte në favor të të dyja kombëtareve.

Fernando Santos, trajner i Portugalisë

“Kemi analizuar ndeshjen me Gjermaninë dhe kemi rënë në konkluzion që nuk kemi luajtur futbollin portugez, siç dimë ta bëjmë. Diçka shkoi gabim, sepse pranuam tri gola në vetëm 58 minuta. Duhet të mbroheni dhe të sulmoni mirë. Franca ka skuadër të fortë që mbrohet mirë, ndaj Gjermanisë ne pamë Griezmanin që luajti si mbrojtës i djathtë, dhe e bëri shumë mirë duke u nisur në kundërsulm.

 

Didie Deshamp, trajneri i Francës

“Nuk ka një motivim ekstra për ne në atë se Portugalinë mund ta eliminojmë. Ambicia jonë është të marrim rezultatin më të mirë të mundshëm dhe të kemi një ndikim në tabelën dhe në kundërshtarët tanë. Kemi siguruar kualifikimin tutje dhe kjo na jep njëfar qetësie në këtë ndeshje”.

 

Franca ka dominuar duelet me tyre, pasi që ka fituar 4 nga 6 përballjet e deritanishme, ndërsa humbja e fundit e “bluve” është edhe një goditje e madhe e Portugalisë, e cila në finalen e fundit të Evropianit , mundi Francën me me 1-0, në terrenin e tyre. Ndërkohë në sfidat e tjera, Sllovakia takohet me Spanjën dhe Suedia sfidon Poloninë, ndërsa Gjermania përballet me Hungarinë.

LEXO EDHE:

Back to top button