Franca nis rihapjen graduale të jetës pas 19 majit

Presidenti francez, Emmanuel Macron po planifikon të hapë gradualisht pjesë të mëdha të jetës publike nën rregulla të rrepta nga 19 maj, duke përfshirë dyqanet, objektet kulturore dhe zonat e jashtme të restoranteve.

“Shtetrrethimi i natës, që po zbatohet aktualisht nga ora 19:00, do të rikthehet sërish në orën 21:00”, tha Macron për gazetat rajonale.

“Dhe nga 9 qershori, shtetrrethimi do të rikthehet sërish në 23:00 dhe kafenetë, restorantet dhe palestrat do të rihapen”, shtoi ai.

Presidenti francez konfirmoi, gjithashtu, se kufizimet në lëvizjen brenda vendit do të hiqen nga e hëna. Shkalla e incidencës shtatëditore të infeksioneve për 100 000 banorë aktualisht qëndron në rreth 300 në Francë. Situata në njësitë e kujdesit intensiv mbetet e tensionuar, edhe pse numri i rasteve ka rënë disi kohët e fundit. Sipas raportimeve, shterrethimi i natës do të hiqet plotësisht më 30 qershor.

LEXO EDHE:

Back to top button