Franca nuk shkon përtej një barazimi ndaj BeH

Kombëtarja e Francës nuk arriti që të shënojë fitore ndaj BeH, duke mbyllur takimin në Paris me rezultat 1-1, edhe pse para fillimit të takimit, të gjithë e shihnit si një favorit absolut për të marë 3 pikët. Dueli nisi me shumë raste nga të dyja anët, por golin fillimisht e gjeten mysafirët që kaluan në epërsi në min e 36’ përmes Edin Xhekos.
Nuk vonoi shumë dhe francezët barazuar në min e 40’ me golin e Antoan Grizmannit, për rezultatin e pjesës së parë 1-1.
Pjesa e dytë nisi keq për ‘Gjelat’ pasi në min e 51’ u ndëshkua me karton të kuq Xhuls Kounde. Megjithatë, boshnjakët nuk arritën të shfrytëzojnë avantazhin numerik dhe përkundër rasteve që patën ndeshja u mbyll 1-1. Kujtojmë se Franca është e para në grupin “D” me tetë pikë pas katër ndeshjeve, ndërsa Bosnja zë vendin e katërt me vetëm dy pikë.