Franca përgatit ligjin për masat e reja kundër koronavirusit

Zëdhënësi i qeverisë franceze Gabriel Attal njoftoi se ligji i ri për masat anti-COVID do të hyjë në fuqi më 9 gusht.

Ai sqaroi se do të ketë një “jave kalimtare” për institucionet që do i nënshtrohen ligjit të ri, në mënyrë që të krijohet përshtatja dhe toleranca ndaj këtyre rregullave.

Testi negativ i COVID-19, certifikata e vaksinimit ose prova që tregon se e ke kaluar virusin, në Francë cilësohen si një “pasaportë shëndetësore” dhe që prej 21 korrikut është e detyrueshme për vendet ku mblidhen më shumë se 50 persona.

Kjo pasaportë ka qenë subjekt i protestave kundërshtuese prej disa javësh.

Një apel u paraqit me iniciativën e opozitës së majtë para Këshillit Kushtetues, me shpresën që kjo masë të censurohej, sepse konsiderohet si shkelje e lirive. Qeveria paraqiti një apel identik, por përkundrazi për ta vërtetuar atë në përputhje me parimet themelore të ligjit.

LEXO EDHE:

Back to top button