Franca “refuzoi të bashkëpunonte” me Rusinë pas arrestimit të Durov

Ambasada ruse në Paris akuzoi sot autoritetet franceze për “refuzim të bashkëpunimit” pas arrestimit të pronarit të platformës së mesazheve Telegram, Pavel Durov.

Durov, i cili ka shtetësi të dyfishtë, u ndalua në aeroportin e Parisit Le Bourget të shtunën dhe pritej të dilte në gjykatë sot për shkelje të lidhura me Telegramin.

“Ne i kërkuam menjëherë autoriteteve franceze që të shpjegojnë arsyet e këtij ndalimi dhe kërkuam që të mbrohen të drejtat e tij dhe të lejohet aksesi konsullor. Deri më tani, pala franceze refuzon të bashkëpunojë për këtë çështje”, thuhet në një deklaratë të ambasadës.

Durov akuzohet se nuk ka ndërmarrë veprime për të parandaluar përdorimin kriminal të platformës së tij.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se Moska i kishte kërkuar qasje konsullore 39-vjeçarit Durov, duke theksuar se për shkak se ai gjithashtu ka nënshtetësi franceze.

 

LEXO EDHE:

Back to top button