Franca regjistron mbi 22 mijë raste të reja me koronavirus

Autoritetet franceze njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit në Francë si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga Covid-19, jetën e kanë humbur 466 persona. Institucioni i Shëndetit Publik njoftoi se me 22.180 raste të regjistruara në 24 orët e fundit numri i rasteve ka arritur në 1.829.659.

Në 24 orët e fundit për shkak të COVID-19 në vend kanë humbur jetën në spitale 466 persona duke e çuar numrin e viktimave në 42.207.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 31.500 persona prej të cilëve 4.750 në kujdesin intensiv ndërkohë që më 2.185 të shëruar numri i të shëruarve ka arritur në 131.920.

Norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 në vend është njoftuar të jetë 19.6 për qind.

LEXO EDHE:

Back to top button