Franca regjistron qindra të vdekur dhe mbi 21 mijë raste të reja me Covid-19

Brenda 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 288 vdekje dhe 21.271 raste të reja meCOVID-19. Në një deklaratë nga Instituti i Shëndetit Publik thuhet se me 21.271 rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve në vend ka arritur në 2.872.941. Nëpër spitale kanë humbur jetën 288 persona dhe 356 persona në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit duke e rritur bilancin e viktimave në 69.949. Në spitale vazhdojnë trajtimin 25.043 persona, prej të cilëve 2.740 ndodhen në kujdes intensiv. Ndërkaq, me 1.269 të shëruar, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 208.071

LEXO EDHE:

Back to top button