Franca rikthen ambasadorin në SHBA, Biden bisedon me Macron

Franca dhe Shtetet e Bashkuara duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët duke zbutur tensionet e krijuara, së fundmi. Presidenti amerikan, Joe Biden, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun, Emmanuel Macron, ku diskutuan krizën diplomatike që shpërtheu pas marrëveshjes me Australinë për nëndetëset bërthamore.

- Advertisements -

Gjatë telefonatës, Biden ka pranuar hapat e gabuara të Shteteve të Bashkuara lidhur me këtë çështje. Marrë shkas nga kjo, Macron ka konfirmuar që Franca do të rikthejë ambasadorin e saj në SHBA, javën e ardhshme.

Ndër të tjera, dy liderët janë dakorduar që të nisin konsultime të thella për të rindërtuar besimin e thyer mes aleatëve. Ujdia, në të cilën u përfshi dhe Britania e Madhe, u bë në dëm të Francës duke i hequr nga duart paktin prej 40 miliardë dollarësh që kishte me Australinë për ndërtimin e nëndetëseve.

LEXO EDHE:

Back to top button